Bota

E rëndë në Itali, 43-vjeçarja shqiptare, nënë e 3 fëmijëve, humb jetën pasi ra nga ballkoni

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 22:40 të mbrëmjes së djeshme, e mërkurë 3 gusht, në një pallat në komunën e Breshias ku shqiptarja jetonte në një apartament në katin e dytë.

4 Gusht 2022, 11:41 Nga d.a.

E rëndë në Itali, 43-vjeçarja shqiptare, nënë e

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjes e djeshme ku një 43-vjeçare me origjinë shqiptare, nënë e tre fëmijëve ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj. 

Sipas mediave vendase, tragjedia ka ndodhur rreth orës 22:40 të mbrëmjes së djeshme, e mërkurë 3 gusht, në një pallat në komunën e Breshias ku shqiptarja jetonte në një apartament në katin e dytë.

Pasi trupi i saj u konstatua nga disa banorë të zonës menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca por fatkeqësisht 43-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Policia njoftoi se edhe pse dyshimet e para janë për një rënie aksidentale hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi për momentin nuk përjashtohet asnjë hipotezë.

vdes shqiptarja ne itali policia italiane

Sondazh

Poll