Bota

Tensionet në Veri, drejtori i AKI-së raportoi para komisiot parlamentar: Situata është stabilizuar

Kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu ka bërë të ditur se së fundmi ky komision ka mbajtur një mbledhje dhe se kanë marrë nga drejtori i AKI-së informacione mbi situatën e sigurisë në vend ku tha se situata në veri tani është e qëndrueshme.Situata

4 Gusht 2022, 09:43 Nga d.a.
Tensionet në Veri, drejtori i AKI-së raportoi para komisiot
Petrit Ajeti

KOSOVË- Situata e tensionuar në veri të vendit ka bërë që drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti të raportojë para deputetëve të Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu ka bërë të ditur se së fundmi ky komision ka mbajtur një mbledhje dhe se kanë marrë nga drejtori i AKI-së informacione mbi situatën e sigurisë në vend ku tha se situata në veri tani është e qëndrueshme.

Duke pasur parasysh rrethanat në veri për reciprocitet ne si komision e kemi ftuar drejtorin dhe ai i ka përgjigjur ftesës pozitivisht dhe ka raportuar. Për momentin është se gjendja e sigurisë është stabile në veri dhe organet kompetente janë gjendje gatishmërie që siguria e Kosovës të mos cenohet në asnjë mënyrë. I falënderoj qytetarët serbë për bashkëpunimin dhe i inkurajoj të vazhdojnë bashkëpunimin me shtetin e Kosovës dhe të mos bien pre e provokimeve nga Beogradi zyrtar”, ka thënë Musliu për EO.

Veriu i Kosovës u përfshi nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

  ganimete musliu petrit ajeti tensione per reciprocitetin

Sondazh

Poll