Bota

Shpërthen depo e municioneve të policisë në Berlin, zjarri përhaper në pyllin aty pranë

Zjarrfikësit, që kanë shkuar menjëherë në vendngjarje theksuan se një zjarr është duke u zhvilluar në pyllin Grunewald në perëndim të qytetit dhe “ka shpërthime”.

4 Gusht 2022, 09:54 Nga d.a.
Shpërthen depo e municioneve të policisë në Berlin, zjarri
Shperthim ne Gjermani

GJERMANI- Një zjarr i madh pyjor ishte duke u zhvilluar mëngjesin e së enjtes në Berlin pas një shpërthimi në një depo municioni të policisë, thanë zjarrfikësit, duke theksuar se ata po përpiqeshin të kontrollonin situatën.

Sipas mediave të huaja, zjarrfikësit, që kanë shkuar menjëherë në vendngjarje theksuan se një zjarr është duke u zhvilluar në pyllin Grunewald në perëndim të qytetit dhe “ka shpërthime”.

Zjarri u përhap në një sipërfaqe prej 15,000 metrash katrorë, fillimisht në një vend depozitimi dhe çaktivizimi të municioneve dhe eksplozivëve të policisë dhe më pas në pyllin përreth”, shtuan ata.

Një zëdhënës i zjarrfikësve tha se situata për momentin është kaotike dhe konfuze pasi zjarri po vijon të përhapet në mvnyrë të pakontrolluar në pyll.

shperthim ne gjermani

Sondazh

Poll