Bota

Zelenskyy thirrje presidentit kinez: Na ndihmo në përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë

Zelenskyy tha në një intervistë të botuar të enjten se ai ka kërkuar një bisedë me presidentin kinez që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt, por kjo ende nuk ka ndodhur.

4 Gusht 2022, 09:27 Nga d.a.
Zelenskyy thirrje presidentit kinez: Na ndihmo në përfundimin e
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me Xi Jinping të Kinës, teksa i kërkoi Pekinit të përdorë ndikimin e tij politik dhe ekonomik në Rusi për të ndihmuar në përfundimin e luftës në vendin e tij.

Sipas Aljazeera, Zelenskyy tha në një intervistë të botuar të enjten se ai ka kërkuar një bisedë me presidentin kinez që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt, por kjo ende nuk ka ndodhur.

“Do të doja të flisja drejtpërdrejt. Unë pata një bisedë me [Presidentin] Xi Jinping që ishte një vit më parë. Që nga fillimi i agresionit në shkallë të gjerë më 24 shkurt, ne kemi kërkuar zyrtarisht një bisedë, por ne nuk kemi pasu asnjë bisedë me Kinën edhe pse besoj se kjo do të ishte e dobishme.”-tha Zelenskyy.

Zelenskyy dhe aleatët e tij perëndimorë e kanë quajtur pushtimin e Rusisë një luftë agresioni, por Pekini thotë se Moska u provokua për të sulmuar, përfshirë edhe për shkak të zgjerimit të NATO-s në Evropë. Xi ka shprehur më parë shqetësim për konfliktin në Ukrainë gjatë një samiti në qershor, duke thënë se ai "tingëlloi një alarm për njerëzimin". Megjithatë, ai nuk dha asnjë tregues se si t'i jepnin fund luftimeve.

Zelenskyy tha se ai e kuptonte se Kina dëshironte të mbante një qëndrim "të balancuar" ndaj luftës, por theksoi se konflikti filloi me atë që ai e quajti pushtimin e paprovokuar të Rusisë në territorin sovran të Ukrainës.

Rusët janë pushtuesit, kjo është një luftë në territorin tonë, ata erdhën për të pushtuar. Kina, si një vend i madh dhe i fuqishëm, mund të zbresë dhe ta vendosë federatën ruse [në] një vend të caktuar. Sigurisht, do të doja shumë që Kina të rishikonte qëndrimin e saj ndaj Federatës Ruse”, tha Zelenskyy. 

Ai i kërkoi gjithashtu Kinës që të veprojë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku është një nga pesë anëtarët që kanë të drejtën e vetos, për të ruajtur normat ndërkombëtare.

Kina deri më tani ka abstenuar nga votat në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe në Asamblenë e Përgjithshme që dënoi pushtimin rus të Ukrainës. Në vend të kësaj, ajo ka bërë thirrje për dialog midis palëve ndërluftuese, duke dënuar gjithashtu ndihmën ushtarake perëndimore për Ukrainën dhe sanksionet ndaj Rusisë si të dëmshme për zgjidhjen e konfliktit.

volodymyr zelenskyy xi jinping lufta ukrain-rusi

Sondazh

Poll