Aktualitet

Maskat terrorizojnë Tiranën/ Grabitet me armë një pikë kredidhënie, policia në kërkim të autorit (DETAJE)

6 Gusht 2019, 14:54 Nga DOSJA
Maskat terrorizojnë Tiranën/ Grabitet me armë një pikë

TIRANË- Një grabitje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në një institucion financiar që jep kredi të vogla tek sheshi “Zogu i Zi”.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një person i maskuar nën kërcënimin e një pistolete është futur brenda në ambientet e institucionit, ka marrë një shumë ende të pacaktuar parash dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku edhe ka marrë kamerat e sigurisë por për shkak se grabitësi mbante veshur një maskë, identifikimi i tij është i vështirë. 

Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë , Shqiponjat, Forca e Posaçme Operacionale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Informacion paraparak

Në Tiranë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person i maskuar, nën kërcënimin e një arme zjarri në dukje “pistoletë”, ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap.

Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje me arme ne tirane sheshi “zogu i zi” tirane grabitje me arme ne tirane sheshi “zogu i zi” tirane

Sondazh

Poll