Aktualitet

Durrës/ Arrestohet 19-vjeçari, mbante me vete pistoletë me silensiator

6 Gusht 2019, 13:52 Nga DOSJA
Durrës/ Arrestohet 19-vjeçari, mbante me vete pistoletë me

Durrës- Një i ri nga Durrësi është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur me pistoletë me silensiator. Ai është vënë në pranga, nën akuzën e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve.

Nga njoftimet paraprake tw policisw wshtw mwsuar se i riu me inisciale -S. Xh, është kapur nga Policia e Durrësit, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë me silenciator dhe një krehër me 5 fishekë.

Njoftimi i plotë i Policisë

Durrës

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet në flagrancë 19 – vjeçari që qarkullonte më pistoletë me silenciator.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh dhe Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, është arrestuar në flagrancë shtetasi:

-S. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas është kapur nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh dhe Komisariatit të Policisë Durrës, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë me silenciator dhe një krehër me 5 fishekë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

A.C/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 19 vjeçari durres mbante arme pa leje 19 vjeçari durres mbante arme pa leje

Sondazh

Poll