Aktualitet

Turq dhe rusë në bord, kapet në Sarandë mjeti lundrues i vjedhur, ndalohet kapiteni (FOTO)

6 Gusht 2019, 14:00 Nga DOSJA

SARANDË– Policia e Sarandës ka bllokuar një mjet lundrues turistik, i cili dyshohej se ishte vjedhur në Turqi. Ndërsa është ndaluar kapiteni i mjetit me iniciale D.U., 47 vjeç.

Mjeti turistik “LIBERTAS” me 3 shtetas ne bord (1 turk dhe 2 rusë) vinte nga Korfuzi dhe kishte hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet portit të Sarandës.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit u dyshua se ky mjet ishte i vjedhur, gjë e cila u verifikua. Mjeti “LIBERTAS” i ishte vjedhur një shtetaseje turke.

Ndërkohë u njoftua Policia turke për të kontaktuar me pronaren e mjetit lundrues.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës bllokon një mjet lundrues turistik dhe vë në pranga kapitenin e këtij mjeti.

Nga shkëmbimi në kohë reale i informacionit me homologët dhe nga verifikimet me Interpolin, rezultoi se mjeti turistik “LIBERTAS” ishte vjedhur në Turqi.

Mjeti turistik “LIBERTAS” me 3 shtetas ne bord (1 turk dhe 2 rusë) i cili vinte nga Korfuzi, ka hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet portit të Sarandës.

Nga punonjësit e Policisë Kufitare gjatë përpunimit të dokumentacionit nisur edhe nga përbërja e ekuipazhit, u dyshua se ky mjet ishte i vjedhur.

Për këtë arsye punonjësit e Policisë Kufitare të Sarandës kanë shkëmbyer informacion me homologët grekë dhe malazezë dhe pas verifikimeve të kryera edhe nga Interpol Tirana, rezultoi se këtë mjet, këta shtetas ia kishin vjedhur një shtetaseje turke.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Policinë vendore të Sarandës dhe me Prokurorinë , shtetasi D. U, 47 vjeç nga Turqia, u ndalua për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

U njoftua Policia turke për të kontaktuar me pronaren e mjetit lundrues, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia e sarandes sarande varka libertas policia e sarandes sarande varka libertas

Sondazh

Poll