Aktualitet

Largimi i ‘Klan-it’ nga Digitalb, reagom AMA: Kemi nisur precedim për këtë rast

6 Gusht 2019, 14:45 Nga DOSJA
Largimi i ‘Klan-it’ nga Digitalb, reagom AMA: Kemi nisur precedim

TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar me anë të një deklaratë për mediat në lidhje me ndërprerjen e sinjalit të televizioneve “Klan” dhe “Klan Plus” në platformën Digitalb.

Ky reagim ka ardhur pas ankesave të shumë abonentëve dhe AMA  shkruan se ditët e fundit ka marrë një numër të madh ankesash dhe shton se ka nisur një procedim për këtë rast.

AMA mbetet e angazhuar për adresimin e plotë të situatës së krijuar dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet që sigurojnë konkurrencën në treg për shmangien e situatave të ngjashme në të ardhmen”, shkruan AMA.

NJOFTIMI I PLOTË

Autoriteti i Mediave Audiovizive gjatë tre ditëve të fundit ka marrë një numër të konsiderueshëm ankesash nga qytetarët në lidhje me mungesën e sinjalit të Televizionit Kombëtar “Klan” dhe “Klan Plus” në platformën satelitore “Digitalb” dhe në dy nga platformat IPTV që ritransmetojnë paketën televizive “Digitalb”. Në këto kushte, Këshilli i Ankesave pranë AMA-s ka mbledhur të gjithë ankesat e mbërritura pranë institucionit dhe ka nisur procedimin  konform ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, së pari duke kërkuar informacion nga platforma “Digitalb” dhe Televizioni “Klan”.

Autoriteti i Mediave Audiovizive në mbështetje të interesit më të lartë publik, në zbatim të ligjit nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve” dhe referuar Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive, nënshkruar në datën 13 qershor 2019, ka kërkuar ndërhyrjen e këtij institucionit me qëllim garantimin e të drejtave të konsumatorëve dhe shmangien e praktikave të pandershme tregtare në fushën e shërbimeve mediatike audiovizive.AMA mbetet e angazhuar për adresimin e plotë të situatës së krijuar dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet që sigurojnë konkurrencën në treg për shmangien e situatave të ngjashme në të ardhmen.

Pak ditë më parë Digitalb ndrëpreu sinjalin për televizionet ‘Klan’ dhe ‘Klan Plus’, pasi nuk kishin arritur marrëveshjen mes tyre. Nga ky fakt pati ankesa nga shumë qytetarë, të cilët shkruan se kjo ishte e padrejtë. Ata shpreheshin se paketën e Digitalt e kishin paguar për të parë dhe Klanin dhe kërkonin kompesim për këtë gjë. Ndërkohë as nga televioznet ‘Klan’ dhe ‘Klan Plus’ nuk ka patur asnjë reagim, po ashtu as nga Digital.

(A.C. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti i mediave audiovizive digitalb digitalb heq klan tv kan autoriteti i mediave audiovizive digitalb digitalb heq klan tv kan

Sondazh

Poll