Aktualitet

Sekuestrohen 16 kg lëndë narkotike në Himarë, kapet në flagrancë 29-vjeçari

6 Gusht 2019, 13:19 Nga DOSJA
Sekuestrohen 16 kg lëndë narkotike në Himarë, kapet në

HIMARË- Një 29-vjeçar në Himarë është arrestuar nga Policia, pasi është  kapur me një sasi lënde narkotike në makinë. Sipas një njotimi nga policia, mësohet se është arrestuar shtetasi me iniciale A.A., 29 vjeç, banues në fshatin Vokopolë, Berat, i cili u kap në flagrancë. 

Më tej Policia shton se janë sekuestruar plotë 16 kg lëndë narkotike, në qytetin bregdetar të Himarës, ndërsa është kapur në flagrancë shtetasi me iniciale A.A., 29 vjeç, banues në fshatin Vokopolë, Berat

NJOFTIMI I PLOTË

Operacion antidrogë i koduar “Vunoi”. Sekuestrohen 16 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në një automjet. Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me forcat e FNSH-së Fier, në vijim të kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë apo që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, janë vënë në ndjekje të një automjeti të dyshimtë në aksin rrugorë Himarë-Dhërmi, të cilin e kanë ndaluar në kthesën e Jalit.

Nga kontrolli i ushtruar në automjet, është gjetur në bagazh një sasi lënde narkotike prej 16 kg e dyshuar si Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve Vlorë, ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin A. A., 29 vjeç, banues në fshatin Vokopolë, Berat. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(A.C. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 29 vjecari droge ne himare operacioni vunoi policia himare arrestohet 29 vjecari droge ne himare operacioni vunoi policia himare

Sondazh

Poll