Aktualitet

Policia rri e vështron/ Skafet bëjnë spektakël vetëm pak metra nga Potami, futen edhe tek zona e plazhistëve

Katër mjete ujore kryejnë manovra të rrezikshme shumë pranë pushuesve, teksa nga video duket qartë që me shpejtësi të lartë, një prej tyre futet edhe brenda rrethimit të qytetarëve.

3 Gusht 2022, 17:21 Nga k.m.
Policia rri e vështron/ Skafet bëjnë spektakël vetëm
Pamje nga motorët e ujit

HIMARË- Skafet dhe motorët e ujit nuk kanë të ndalur në Himarë. Kjo është situata këtë mesditë vetëm pak metra larg nga vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë në Potam, Himarë, ku humbi jetën një vajzë 7-vjeçare.

Katër mjete ujore kryejnë manovra të rrezikshme shumë pranë pushuesve, teksa nga video duket qartë që me shpejtësi të lartë, një prej tyre futet edhe brenda rrethimit të qytetarëve. Por duket se Policia Kufitare nuk e ka mendjen lidhur me çfarë po ndodh, edhe pse një ditë më parë ndodhi tragjedia. 


Policia e Shtetit ndërkohë vijon kontrollet në krahun tjetër për mjetet motorike në portin e Porto Palermos, ndërsa shumë pranë tyre mjetet motorike në det bëjnë manovra duke rrezikuar pushuesit.

motoret e ujit ne jug

Sondazh

Poll