Bota

A duhet të përdoren numrat arabë në shkolla? Shumica e qytetarëve amerikanë janë kundër kësaj kurrikule

6 Gusht 2019, 13:14 Nga DOSJA
A duhet të përdoren numrat arabë në shkolla? Shumica e

SHBA- Më shumë se gjysma e amerikanëve besojnë se “numratorët arabë”, simbolet standarde të përdorura në pjesën më të madhe të botës për të treguar numrat,  nuk duhet të mësohen në shkollë,  thuhet sipas një studimi.

Pesëdhjetë e gjashtë përqind e njerëzve thonë se numrat nuk duhet të jenë pjesë e kurrikulës për nxënësit amerikanë, sipas hulumtimeve të dizajnuara për të eksploruar paragjykimin e të anketuarve në sondazh.

Shifrat 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9 referohen si numra arabë. Sistemi u zhvillua për herë të parë nga matematikanët Indian përpara se të përhapet në botën arabe në Evropë dhe të popullarizohej në të gjithë globin.

Një sondazh nga “Civic Science”, një kompani amerikane për hulumtimin e tregut,anketoi 3.624 nerëz: “A duhet që shkollat në Amerikë të mësojnë numrat arabë si pjesë të kurrikulës së tyre?” Sondazhi nuk shpjegoi se çfarë do të thoshte termi “numrat arabë”.

Rreth 2,020 njerëz u përgjigjën “jo”. Njëzet e nëntë përqind e të anketuarve thanë se numrat duhet të mësohen në shkollat amerikane, dhe 15 përqind nuk dhanë asnjë mendim lidhur me këtë pyetje.

Shtatëdhjetë e dy përqind e të anketuarve që mbështesin republikanët thanë se numrat arabë nuk duhet të jenë në kurrikul, krahasuar me 40 përqind të demokratëve. Kjo ishte pavarësisht se nuk kishte ndonjë ndryshim domethënës në arsim midis dy grupeve.

“Ata përgjigjen ndryshe, edhe pse ata kanë njohuri të barabarta për nomenklaturën tonë numerike,” tha Z. Dick. “Do të thotë që çështja ka të bëjë me dijen ose injorancën por edhe diçka tjetë, paragjykimin.”

Ai tha se qëllimi i hulumtimit ishte që “të heq paragjykimet midis atyre që nuk e kuptuan pyetjen”.

Ky paragjykim nuk ishte i kufizuar vetëm tek të anketuarit konservatorë dhe qëndrimet ndaj Islamit.

 Burimi: Independent

 A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota numrat arabe shba numrat arabe shba

Sondazh

Poll