Bota

Panik dhe ankth për pasagjerët, tymi mbulon avionin në ajër (Video)

6 Gusht 2019, 10:26 Nga DOSJA
Panik dhe ankth për pasagjerët, tymi mbulon avionin në ajër

SPANJË- Momente paniku tek udhëtarët  kur kabina e një fluturimi të ‘British Airways’ për në Valencia sot u mbush me tym ndërsa paniku u përhap në të gjithë avionin.

Pasagjerët në një fluturim të British Airways u përballën me një përvojë të tmerrshme  kur aeroplani me të cilin po udhëtonin u  mbush me tym ndërsa avioni u afrua në destinacionin e tij, Aeroporti Valencia Manises në Spanjë.

Sipas mediave të huaja, fluturimi, BA 422 nga Aeroporti Heathrow i Londrës për në Valencia, Spanjë, ishte duke zbritur në afrimin e Valencias, sipas British Airways, kur kabina papritmas u mbush me tym.

British Airways u ka kërkuar falje 175 pasagjerëve në aeroplan. Një deklaratë nga linja ajrore thoshte se kishin “pësuar një problem teknik”.

Tre pasagjerë u dërguan në spital. British Airways kishte dy pilotë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në fluturim.

(D.K. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota british airways panik tek pasagjerët e british airways tym në aeroplan british airways panik tek pasagjerët e british airways tym në aeroplan

Sondazh

Poll