Bota

“Kësaj pune i ka dekë nëna”, Isa Mustafa i bindur për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë

6 Gusht 2019, 08:54 Nga DOSJA
“Kësaj pune i ka dekë nëna”, Isa Mustafa i bindur

KOSOVË- Kreu i rizgjedhur i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Kosova duhet më patjetër që të shkojë në zgjedhje të reja, nga e cila të dalë dhe qeveria e re. Në një reagim në Facebook, Mustafa shkuan se e ka mirëpritur vendimin e Kuvendit të Kosovës për fillimin e procedurave të zgjedhjeve.

“Kësaj pune i ka dekë nëna”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook sa i përket mundësisë së mbajtjes në këmbë të kësaj qeverie. Mustafa ka thënë se seanca e thirrur për datën 22 gusht nuk duhet në asnjë mënyrë të dështojë për mungesë të deputetëve të shumicës prej 2/3.

E konsideroj të arsyeshëm dhe të peshuar mirë vendimin e Kryesisë së Kuvendit për të caktuar më 22 gusht seancën për shpërndarjen e Kuvendit. Seanca nuk duhet të dështojë për mungesë të deputetëve ose të shumicës prej 2/3. Zgjedhjet organizohen për t’ua mundësuar qytetarëve të shprehin masivisht vullnetin politik e jo për inat të njëritjetrit. Prandaj nuk është e arsyeshme të ndodhin në kohë pushimesh. Sa i përket blerjes së kohës për të arnuar qeveri me PDK-në, siç po tentojnë ta komentojnë disa, u them se për LDK-në “kësaj pune i ka dekë nëna”. Të mos i maltretojmë qytetarët me teori konspirative, por ti ftojmë të bëhemi gati për zgjedhjet e shtatorit”, shkruan Mustafa.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni doreheqja e haradinajt isa mustafa zgjedhjet ne kosove doreheqja e haradinajt isa mustafa zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll