Bota

Korrupsion në qeverinë Zaev? SHBA kërkon zbardhjen e ngjarjes, kushti për negociatat

6 Gusht 2019, 07:04 Nga DOSJA
Korrupsion në qeverinë Zaev? SHBA kërkon zbardhjen e ngjarjes,

Maqedoni e Veriut: Për Maqedoninë e Veriut bisedimet për në Bashkimin Europian do të varen edhe  nga rezultati i hetimit për rastin “Reket “, i cili duhet të zbulojë nëse në zhvatjen e “Boki 13” është përfshirë edhe shefja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva.

Kështu ka deklaruar Zëvendës Ndihmës Sekretari i amerikan i shtetit Methju Palmer në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

“Këto janë akuza serioze dhe të gjitha akuzat e tilla serioze kërkojnë një përgjigje serioze. Ne mbështesim një hetim të plotë, thelbësor dhe transparent për këto akuza dhe nëse ka prova, një aktakuzë të përshtatshme. Kjo është një mundësi për autoritetet në Maqedoninë e Veriut të demonstrojnë gatishmëri për të respektuar sundimin e ligjit“-tha Methju Palmer zv/ndihmës sekretar amerikan i shtetit.

Të njëjtin mesazh ka dhënë edhe Komisioneri i BE-së Johanes Han, si dhe Filip Riker. Ata kërkojnë një hetim të plotë për këtë çështje.

Vendimi për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut  pritet të jepet në muajin tetor. Ndërkombëtarët deri më tani e quajnë më favorite shtetit fqinj sesa Shqipërinë për hapjen e negociatave.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni hapja e negociatave maqedonia e veriut qeveria e zaev shba kërkon zbardhjen e ngjarjes hapja e negociatave maqedonia e veriut qeveria e zaev shba kërkon zbardhjen e ngjarjes

Sondazh

Poll