Bota

Në Greqi punohet 6 muaj vetëm për të shlyer taksat dhe detyrimet e tjera ndaj shtetit

6 Gusht 2019, 12:12 Nga DOSJA
Në Greqi punohet 6 muaj vetëm për të shlyer taksat dhe

GREQI- A e dini se sa ditë duhet të punojë një qytetar në Greqi, që të mundë të shlyejë taksat dhe detyrimet e tjera ndaj shtetit?

Plot 180 ditë, domethënë, gati gjysmën e vitit nuk punojmë për vete, po për shtetin. Kjo rezulton nga një studim i Qendrës për Studime Liberale (KEFiM), që u prezantua këto ditë në Athinë.

Sipas studimit, paratë që paguajnë qytetarët për taksa dhe kontribute për sigurimet shoqërore, janë thuajse dy herë më shumë nga paratë që shpenzojnë për nevojat e tyre bazike si strehimi, ushqimi, veshja dhe transporti.

Mesatarja e shpenzimeve vjetore të një familjeje në Greqi për mbulimin e nevojave bazike, llogaritet në 42 miliardë euro.

Në anën tjetër, vlera monetare e detyrimeve që familjet dhe bizneset kanë ndaj shtetit arrin në 78 miliardë euro.

(Marrë nga Tribuna TV)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ekonomia ne greqi puna ne greqi situata ne greqi tribuna tv ekonomia ne greqi puna ne greqi situata ne greqi tribuna tv

Sondazh

Poll