Bota

Debatet në qeverinë malazeze, Abazoviç: Kush do të më "presë kokën" të nxitojë ose do përfundojë në burg

Ai këtë e tha në seancën e Qeverisë, gjatë një debati të ashpër me ministrin e Punëve të Jashtme Ranko Krivokapiç (Partia Socialdemokrate, SDP) për Marrëveshjen Themelore të nënshkruar sot me Kishën Ortodokse Serbe (KPS).

3 Gusht 2022, 14:39 Nga d.a.
Debatet në qeverinë malazeze, Abazoviç: Kush do të më
Dritan Abazoviç

MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç tha sot se ata që duan t'i 'presin kokën' duhet të nxitojnë, sepse në të kundërtën do të përfundojnë së shpejti në burg.

Sipas Vijesti, ai këtë e tha në seancën e Qeverisë, gjatë një debati të ashpër me ministrin e Punëve të Jashtme Ranko Krivokapiç (Partia Socialdemokrate, SDP) për Marrëveshjen Themelore të nënshkruar sot me Kishën Ortodokse Serbe (KPS). Mirëpo, ai nuk ka saktësuar se kush po kërcënon t’i “pritet koka”.

Thuaji kolegut tim (Rashko Konjeviç) që sot mungon, atij që tha se para se të bëjë diçka që tashmë është bërë nga një zyrtar i lartë në sektorin e sigurisë, se do të bien shumë koka, të nxitojë. nese nuk bien koka do te jene pergjegjesi para ligjit thuaji le te vazhdoje te financoje propaganden tende s'ka problem por meqe e ka derguar ate mesazh do bien kokat para kesaj me sa me perket mua qe Unë jam objektivi i parë, le të nxitojë. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të ndodhë e kundërta dhe do të përfundojë aty ku i takon. Kjo është ajo", tha Abazoviç.

Krivokapiç i hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit, duke i quajtur absurde dhe madje theksoi se ky i fundit duhet të sqarojë deklaratën në prokurori.

Ministri i Mbrojtjes Rashko Konjeviç, i cili nuk ishte prezent, tha se e ka dëgjuar mesazhin e Abazovoçit, duke thënë se bëhet fjalë për akuza shqetësuese. Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale që të reagojë.

“I bëj thirrje SDT-së që të ftojë kryeministrin të shpjegojë këtë deklaratë dhe kontekstin e përmendjes sime. Ai bëri akuza shqetësuese. Se sa po thotë të vërtetën e përshkruan më së miri deklarata e tij e disa ditëve më parë se është ‘dezinformim’. se Marrëveshja me KPS do të nënshkruhet sot”, ka shkruar Konjeviç në Twitter.

dritan abazoviç marreveshja mal i zi-serbi ranko krivokapiç

Sondazh

Poll