Art&Argëtim

“Ndihem e përulur dhe e emocionuar”, Adrola Dushi vlerësohet nga Bashkia e Mirditës

Modelja Adrola Dushi është vlerësuar me Stemën e Artë të Bashkisë Mirditë. Ajo e ka ndarë këtë gjë me të gjithë ndjekësit e saj, e cila shihet e lumtur dhe e vlerësuar.

3 Gusht 2022, 14:34 Nga s.s
“Ndihem e përulur dhe e emocionuar”, Adrola Dushi
Adrola Dushi

TIRANË- Adrola Dushi është një ndër modelet më të famshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Ajo tashmë jeton në Amerikë së bashku me djalin e saj Troi. Së fundmi modelja është vlerësuar me Stemën e Artë të Bashkisë Mirditë.

Në dekoratë shkruhej: “Për kontributin e vyer në fushën e rëndësishme të modelingut shqiptar duke i dhënë emër Shqipërisë në mbarë botën, si për bukurinë dhe për dinjitetin femëror. Që në fëmijërinë e saj, ajo ka spikatur në kontributet për kulturën e Mirditën dhe kudo ka marrë pjesë në eventet kombëtare apo ndërkombëtare si përfaqësuese e Shqipërisë, ku pjesë e rëndësishme e promocionit ka qenë dhe vendlindja, Mirdita”.

Lajmin e ka bërë me dije vetë modelja përmes një postimi në Instagram, teksa ka ndarë dhe disa fotografi nga momenti që ka marrë dekoratën. Modelja shprehet se ky ishte një vlerësim i papritur por gjithashtu dhe një përgjegjësi për të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi)

Ndërsa modelja ka shkruar: “Nuk gjej fjalë për të shprehur sa e përulur dhe e emocionuar ndihem. Është një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm që sot Mirdita ime më dhuron Stemën e Artë të Bashkisë Mirditë! Gjej rastin të shpreh mirënjohjen time të thellë për Kryetarin e Bashkisë Mirditë Z. Ndrec Dedaj që sot më nderon duke më renditur si gruan e parë mirditore që i jepet kjo stemë e artë me simbolet mirditore si dhe Gratë e Unionit Mirdita që propozuan emrin tim për këtë dekorim. Ky dekorim vjen si një vlerësim i papritur dhe shumë i bukur për mua, por vjen dhe si një përgjegjësi për vendlindjen time. Me apo pa këtë dekoratë, angazhimi im për promovimin dhe nderimin kudo të vendlindjes time do jetë i pasosur. Faleminderit Mirdita ime. Zoti të bekoftë. Të dua “, shkruan modelja.

adrola dushi

Sondazh

Poll