Art&Argëtim

U akuzua nga ndjekësi për blerje klikimesh, reagon ashpër Dafina Zeqiri: Turp t’ju vijë, fundërrina

Dafina Zeqiri kshtë akuzuar për blerje klikimesh. Këngëtarja ka shpërthyer duke thënë se ska nevojë të blejë se brenda natës ajo i mbush full clubet.

3 Gusht 2022, 08:55 Nga s.s
U akuzua nga ndjekësi për blerje klikimesh, reagon ashpër Dafina
Dafina Zeqiri

TIRANË- Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Këngët e saj gjithmonë kanë arritur një sukses të madh dhe klikime me shifra shumë të larta.

Së fundmi, ajo është akuzuar nga fansat për blerje klikimesh dhe ka reaguar pa hezituar për këtë gjë. Këngëtarja ka publikuar një koment që kishte marrë nga një ndjekës ku shkruante: “Boll bleve klikime dhe komente moj. Turp t’ju vijë fundërrina”.

Këngëtarja është përgjigjur: “Për ekip timin komplet? Të garantoj unë ty loqkaman që s’blejmë as pëlqime, as ndjekës as klikime. S’kemi nevojë, këngë të mira po nxjerrim, klubet e natës po i mbushim komplet/ S’kemi nevojë as poste ‘sold out (janë shitur biletat)’/ ‘bomba’ me publiku se na e dinë vlerë organizatorët dhe fansat”.

Krahas bisedës, Dafina ka shtuar më tej: “Artistët që mendja s’jua merr t’i blejnë gjatë natës 100 mijë klikime/për një orë deri në një milion klikime/për një orë, sa jeni duke parë ëndrra të mira. Ne i kemi organike këtu, e thash këtë”.

U akuzua nga ndjekësi për blerje klikimesh, reagon ashpër Dafina
Postimi i Dafina Zeqirit

dafina zeqiri akuzim per blerje klikimesh

Sondazh

Poll