Art&Argëtim

Pas ndarjes me Pique dhe akuzat për mashtrim tatimor, Shakira shfaqet e lumtur me fëmijët në aeroport (FOTO)

Shakira pas lajmeve se mund të përballet me deri në tetë vjet burg për mashtrim tatimor, është parë në aeroport me fëmijët e saj. Ajo duket mjaft e qetë dhe e qeshur.

3 Gusht 2022, 14:04 Nga s.s
Pas ndarjes me Pique dhe akuzat për mashtrim tatimor, Shakira shfaqet e
Shakira

SHBA- Shakira është një ndër këngëtaret me famë botërore më të dashura për publikun. Së fundmi ajo është parë duke u larguar nga Miami së bashku me djemtë e saj, pas lajmeve se ajo mund të përballet me deri në tetë vjet burg për mashtrim tatimor dhe ndarjes nga futbollisti Pique e cila e akuzon për mashtrim, raporton Daily Mail.

Ajo u shfaq me një fytyrë të guximshme rreth djemve të saj Sasha, 7-vjeç dhe Milan, 9-vjeç, teksa ecnin nëpër aeroport, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Para disa ditësh këngëtarja është paralajmëruar nga prokurorët spanjollë se ajo mund të burgoset nëse shpallet fajtore për një mashtrim tatimor të supozuar prej 15.5 milionë dollarësh. 

Pas ndarjes me Pique dhe akuzat për mashtrim tatimor, Shakira shfaqet e
Shakira dhe fëmijët e saj në aeroport

Këngëtarja kishte veshur një fustan ngjyrë pjeshke, sandale bezhë me takë të lartë dhe çantë bezhë. Ndërsa fëmijët e saj ishin veshur njësoj me bluzë të kuqe, pantallona shkurtra të zeza dhe atlete.

shakira shakira ndahet nga piques

Sondazh

Poll