Art&Argëtim

Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, Flor Binaj: Jetojmë në kohën që kush ka lekë ka të drejtë

Binaj i shpreh ngushëllime familjes së vogëlushes. Ai shkruan se në vend triumfon vetëm ai person që ka para dhe pushtet. 

3 Gusht 2022, 09:16 Nga A.B
Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, Flor Binaj: Jetojmë në
Flor Binaj

TIRANË- Aktori i humorit Florjan Binaj ka reaguar në lidhje me vrasjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit. Përmes një reagimi të bërë në rrjetin e tij social, Binaj i shpreh ngushëllime familjes së vogëlushes. Ai shkruan se në vend triumfon vetëm ai person që ka para dhe pushtet. 

Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, Flor Binaj: Jetojmë në

“Sot një engjëll humbi jetën! Sot një familje përjetoi atë që asnjë familje nuk do të përjetojë…Sot çdo prind është i tronditur! Sot mund të kishte qenë edhe fëmija im, edhe fëmija juaj! Sot çdo ditë e më shmë po shohim se si po degjenerohemi si shoqëri, si popullm ngaqë fryma antivlerë që po mbillet prej vitesh që e bën vrasjen-trimëri, vjedhjen-biznes, spiunllikun-talent, paaftësunë-art, kurvllikun-përvojë, sevilizmin-virtyt dhe të qenurit i drejtë- i shtrembër dhe budalla! Jetojmë në kohën që kush ka lekë ka të drejtë dhe çdo gjë tjetër nuk kaq rëndësi… Ngushëllime familjes, u preftë në paqe zemra e vogël.”, shkroi Florjan Binaj.

flor binaj

Sondazh

Poll