Sport

“Luanesha” Kelly, futbollistja që i dha trofeun e parë europian Anglisë! Festa duke hequr fanellën çmendi anglezët (video)

Anglia është shpallur kampione e Evropës për femra. Kombëtarja e drejtuar nga Sarina Wiegman mundi Gjermaninë me rezultatin 2-1

1 Gusht 2022, 21:48 Nga DOSJA
“Luanesha” Kelly, futbollistja që i dha trofeun e parë

ANGLI- Anglia është shpallur kampione e Evropës për femra. Kombëtarja e drejtuar nga Sarina Wiegman mundi Gjermaninë me rezultatin 2-1 në finalen e Kampionatit Evropian që u zhvillua në Wembley, duke e fituar për herë të parë në histori këtë trofe.

Sfida shkoi në shtesë, por anglezet I shmangën penalltitë pasi realizuan në minutën e 111-të golin e fitores me anë të Kelly-t.

Futbollistja 24-vjeçare nga Londra Perëndimore hyri në finale si zëvendësuese dhe shënoi në minutën e 110-të për t'i dhënë Anglisë kupën.

Kelly ka festuar golin e “artë” duke hequr fanellën dhe duke qëndruar me sytjena sportive!  Kjo është fotoja që do të “shënjojë” prej vitesh anglezët. Nuk është hera e parë që Kelly hoqi fanellën, futbollistja e bëri edhe në gjysmëfinalen ndaj Suedisë.

E.Ç (Dosja.al)

anglia kelly

Sondazh

Poll