Politike

Ambasadori i OSBE i shkon në zyrë Voltana Ademit, u diskutua për 30 qershorin (VD)

  • Takimi 2 orë me Borchard, Ademi tregon detaje: Jemi përzgjedhur nga OSBE
  • Pasi doli nga bashkia shefi i OSBE në Tiranë ka thënë se ka qenë një diskutim i gjatë për shumë gjëra. I pyetur nëse është folur për zgjedhjet, ai e pohoi se ishte zhvilluar dhe një bisedë e natyrë të tillë.

    SHKODËR- Ambasadori i BE, Bernd Borchard, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren aktuale të Bashkisë Shkodër, Voltana Ademin. Takimi mes ambasaodrit dhe Ademit ka zgjatur dy orë. Pasi doli nga bashkia shefi i OSBE në Tiranë ka thënë se ka qenë një diskutim i gjatë për shumë gjëra. I pyetur nëse është folur për zgjedhjet, ai e pohoi se ishte zhvilluar dhe një bisedë e natyrë të tillë.

    Edhe pse nuk dha detaje të tjera, Dosja.al mëson se Ademi dhe Borchard kanë folur për procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe se kryebashkiaka ka informuar ambasadorin për të gjitha zhvillimet e ditëve të fundit.

    Po ashtu burime nga takimi bëjnë me dije se është folur dhe për çështjen e dorëzimit të detyrës nga Voltana Ademi.

    Numri një i Shkodrës ka deklaruar se nuk do të dorëzojë detyrën e saj, pasi nuk njeh rezultatin e 30 qershorit. Ademi ka thënë se zgjedhjet ishin farsë dhe pret votimet e 13 tetorit, të cilat sipas saj janë të ligjshme. Ndërkohë që pritet që fituesi i 30 qershorit, Valdrin Pjetri, të betohet dhe të nisë punën si kryebashkiak i qyteti verior.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment