Aktualitet

Ngjarja e rëndë në Himarë, familja Avdia hap dyert e mortit

Një i afërm i familjes ka njohtuar zinë në familje, duke dhënë detaje edhe për varrimin e të miturës. 

2 Gusht 2022, 21:59 Nga k.m.
Ngjarja e rëndë në Himarë, familja Avdia hap dyert e mortit
Pamje nga Himara

TIRANË- Familja Avdia ka hapur sot dyert e mortit pasi mbesa e tyre 7-vjeçare u masakrua nga helika e skafit që drejtonte polici Arjan Tase. Një i afërm i familjes ka njohtuar zinë në familje, duke dhënë detaje edhe për varrimin e të miturës. 

Postimi i Ismet Avdisë:

Shoke dhe miq, ju njoftojme me hidherim te thellë vdekjen e mbeses tone Jonada Bledar Avdia, ne moshen 7 vjecare, nga nje aksident tragjik në plazhin e Himares. Varrimi bahet dt. 03.08.2022, ora 15:00, ne adresen: Familja Avdia, Rruga “Stanislav Zuber”, afer Intesa San Paolo Bank Laprake.

Ngjarja e rëndë në Himarë, familja Avdia hap dyert e mortit

Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues, Arjan Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.

vdes femija ne himare

Sondazh

Poll