Aktualitet

Vrasja e të miturit në Himarë, AMP: Drejtuesi i gomones është shef Policimi në Komunitet në Elbasan

Tase ka gradën Komisar dhe mban detyrën e Shefit të Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

2 Gusht 2022, 15:13 Nga A.B
Vrasja e të miturit në Himarë, AMP: Drejtuesi i gomones
Policia

VLORË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar në lidhje me vrasjen e fëmijës 5-vjeçar në plazhin e Potamit nga ish-shefi i komisaratit të Himarës, Arjan Tases. AMP bën të ditur se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për këtë çështje dhe për të zbardhur të plotë atë. Po ashtu, AMP sqaron pozicionin e Tases në policinë e shtetit. Tase ka gradën Komisar dhe mban detyrën e Shefit të Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

“Informacion paraprakPas marrjes dijeni të ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Potamit, ku shtetasi A. T., me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka goditur për vdekje një fëmijë 5 vjeç ndërsa drejtonte një mjet lundrues, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.Aktualisht, shtetasi A. T. ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë.”

vdes femija ne himare

Sondazh

Poll