Aktualitet

Përplasi për vdekje 5-vjeçarin me skaf, drejtuesi i mjetit rezulton ish-punonjës policie

Shoferi me inicialet A.T, është shoqëruar pa pranga nga policia aty ku pritet që të japë dëshminë e tij për ngjarjen e rëndë.

2 Gusht 2022, 14:30 Nga A.B
Përplasi për vdekje 5-vjeçarin me skaf, drejtuesi i mjetit
Pamje nga vendi i ngjarjes

VLORË- Personi i cili përplasi për vdekje 5-vjeçarin në plazhin e Potamit në Himarë, rezulton të jetë ish-punonjës policie. Për Dosja.al, dëshmitarët kanë treguar se në momentin e ndalimit të autorit, oficerët e policisë nuk kanë mbajtur asnjë procesverbal për ngjarjen. Shoferi me inicialet A.T, është shoqëruar pa pranga nga policia aty ku pritet që të japë dëshminë e tij për ngjarjen e rëndë. Për këtë person ka pasur edhe më herët ankesa nga pushues pasi lëvizte shumë pranë bregut të detit.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth orës 14:00. Aksidenti tragjik ka lënë të tronditur pushuesit. Ky është rasti i tretë brenda muajit i përplasjeve me skaf në bregdetet shqiptare.

vdes femija ne himare himare

Sondazh

Poll