Aktualitet

FOTO- U panë sytë tmerr! Pushuesit me duar në kokë, turistët: Autori tentoi të largohej

I mituri ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e skafit dhe më pas trupi i tij është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

2 Gusht 2022, 14:47 Nga A.B
FOTO- U panë sytë tmerr! Pushuesit me duar në kokë,
Pamje nga vendi i ngjarjes

VLORË- Ky është momenti kur pushuesit dalin nga plazhi i Potamit me duar në kokë pasi panë vrasjen e fëmijës 5-vjeçar. Dosja.al raportoi e para lajmin mbi vdekjen tragjike të të miturit. Përmes videove dhe pamjeve, shihet sesi pushuesit vrapojnë për të ndihmuar të miturin, i cili për fat të keq nuk mundi që t'i bënte ballë plagëve të marra. 

I mituri ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e skafit dhe më pas trupi i tij është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Policia ka shoqëruar autorin e ngjarjes, i cili sipas burimeve të Dosja.al rezulton ish punonjës policie. Turistët kanë treguar se ky i fundit tentoi që të largohej me skafin e tij mirëpo u kthye pas nga thirrjet e qytetarëve.

vdes femija ne himare

Sondazh

Poll