Aktualitet

Skafi godet për vdekje fëmijën në Himarë, Policia: 5-vjeçari humbi jetën, shoqërohet drejtuesi i mjetit

Personi me inicialet A.T,  duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç

2 Gusht 2022, 14:27 Nga A.B
Skafi godet për vdekje fëmijën në Himarë, Policia:
Skafi

VLORË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë e cila i mori jetën një 5-vjeçari në plazh. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 14:00. Personi me inicialet A.T,  duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç. Ky i fundit ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të shumta që mori.  Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

vdes femija ne himare

Sondazh

Poll