Bota

Vrasja e al-Zawahirit, reagojnë talebanët: Është shkelje e paktit të Dohas nga SHBA

Në një deklaratë të martën, grupi e quajti sulmin një "shkelje të qartë" të parimeve ndërkombëtare dhe Marrëveshjes së Dohas, pakti i vitit 2020 i nënshkruar nga talebanët dhe SHBA-ja që lehtësoi tërheqjen e forcave ndërkombëtare nga Afganistani.

2 Gusht 2022, 12:37 Nga d.a.
Vrasja e al-Zawahirit, reagojnë talebanët: Është shkelje e
Ayman al-Zawahiri

AFGANISTAN- Talebanët kanë dënuar vrasjen e liderit të Al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri nga Shtetet e Bashkuara në një sulm “preciz” me dron në qendër të Kabulit.

Në një deklaratë të martën, grupi e quajti sulmin një "shkelje të qartë" të parimeve ndërkombëtare dhe Marrëveshjes së Dohas, pakti i vitit 2020 i nënshkruar nga talebanët dhe SHBA-ja që lehtësoi tërheqjen e forcave ndërkombëtare nga Afganistani.

Sipas Aljazeera, sulmi u krye në një shtëpi banimi në zonën Sherpur të Kabulit, një enklavë diplomatike ku jetojnë tani shumë udhëheqës talebanë, tha në deklaratë zëdhënësi kryesor i talebanëve Zabihullah Mujahid.

Veprime të tilla janë një përsëritje e përvojave të dështuara të 20 viteve të fundit dhe janë kundër interesave të SHBA-së, Afganistanit dhe rajonit”, tha Mujahid.

Sulmi me dron është sulmi i parë i njohur i SHBA brenda Afganistanit që kur trupat dhe diplomatët amerikanë u larguan nga vendi pas marrjes së qeverisë nga Talibanët në gusht 2021. Masa mund të forcojë besueshmërinë e garancive të Uashingtonit se SHBA mund të adresojë ende kërcënimet nga Afganistani pa një prani ushtarake në vend.

Vdekja e Al-Zawahirit ngre gjithashtu pikëpyetje nëse ai mori strehim nga talebanët pas pushtimit të Kabulit. Vrasja e al-Zawahirit, një kirurg egjiptian, ndaj të cilit kishte një shpërblim prej 25 milionë dollarësh "për kokën" e tij për sulmet e 11 shtatorit 2001, është goditja më e madhe për grupin e armatosur që kur themeluesi i tij Osama bin Laden u vra në 2011.

vritet ayman al-zawahiri talebanet ne afganistan zabihullah mujahid

Sondazh

Poll