Bota

17-vjeçarja greke u gjend e nxirë dhe gjysëm e zhveshur, shpallet në kërkim i dashuri pakistanez

E reja është gjetur nga nëna dhe motra në shtratin e saj gjysmë të zhveshur, me të nxira në trup ku menjëherë ato kanë njoftuar Policinë. Si nëna ashtu edhe motra e 17-vjeçares po japin deklaratë për ngjarjen, ndërsa rastin e kanë marrë në dorëzim efektivët e Departamentit të Vrasjeve.

2 Gusht 2022, 12:18 Nga d.a.
17-vjeçarja greke u gjend e nxirë dhe gjysëm e zhveshur,
17-vjecarja e vrare ne Greqi

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka nodhur në Greqi ku një 17-vjeçare është gjendur gjysëm e zhveshur dhe e vdekur në shtëpinë e saj nga e motra dhe e ëma. Dyshimet e para janë se mund të jetë vrarë nga i dashuri i saj pakistanez, i cili është arratisur.

Sipas Protothemës, e reja është gjetur nga nëna dhe motra në shtratin e saj gjysmë të zhveshur, me të nxira në trup ku menjëherë ato kanë njoftuar Policinë. Si nëna ashtu edhe motra e 17-vjeçares po japin deklaratë për ngjarjen, ndërsa rastin e kanë marrë në dorëzim efektivët e Departamentit të Vrasjeve.

Për protothema.gr ka folur një mikeshë e 17-vjeçares, e cila e njeh partnerin e vajzës fatkeqe, por siç pretendon ajo, nuk kishte vënë re asnjë problem në marrëdhënien e tyre.

“Ajo ishte shoqja ime, u shoqëruam për një kohë. E pashë dje, ishte në gjendje të mirë, e lumtur. E njoha të dashurin e saj, ai ishte më i madh. Ai nuk më kishte thënë asgjë për zënkat. Më dukej një person i qetë dhe nuk e di nëse mund ta bënte diçka të tillë ”, tha shoqja e viktimës.

E rëndësishme është edhe dëshmia e gruas që banon në katin e parë të dupleksit ku banon familja e viktimës e cila tha se dëgjoi disa zëra mbrëmë, por mendoi se do ishin miq. 

"Ishte aty rreth orës 22:00. Mendova se ishte një festë sepse na ranë ziles dhe unë ua hapa derën. E kuptuam që nuk është diçka e rrezikshme dhe hapa derën e poshtme” , shpjegon fqinja e 17-vjeçares.

Mjeku Georgios Dilernia, i cili në orën 02:05 kreu autopsinë e trupit të vajzës, e cila u gjet e shtrirë në shtrat, e veshur me bluzë gri, kontrolloi pizhamet dhe të brendshmet, ku konstatoi se ajo kishte gërvishtje të vogla në sipërfaqen e majtë anësore të hundës, në zonën e sipërme perioale në të majtë.

Kjo tregon se autori duhet të ketë vënë dorën në fytyrën e viktimës dhe të ketë shtypur gishtat dhe thonjtë në gojë dhe hundë për t'i “marrë” jetën. Të nxirat e gjetura në dorën e djathtë, ndoshta nga gishtat e tij, tregojnë se vajza ka rezistuar dhe ka luftuar deri në momentin e fundit vrasësin e saj, për t'i shpëtuar jetën.

Autoritetet janë në kërkim të partnerit të saj pakistanez, pasi besojnë se është i dyshuari kryesor për vrasjen e vajzës 17-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në një banesë në rrugën Arachovis në Peristeri.

 

 

vritet 17-vjecarja ne greqi policia greke

Sondazh

Poll