Bota

VD- Eurodeputeti mbështet Kosovën: Çfarë ndodh në 5 minuta nëse Vuçiç vendos ta pushtojë

Në një postim në Twitter, ai publikoi një video si për të treguar se çfarë mund të ndodhë në 5 minuta nëse presidenti serb Aleksandër Vuçiç tenton të pushtojë Kosovën.

2 Gusht 2022, 11:55 Nga d.a.
VD- Eurodeputeti mbështet Kosovën: Çfarë ndodh në 5
Angel Dzhambazki

BRUKSEL- Angel Dzhambazki, politikani bullgar që është deputet në Parlamentin Europian, shprehu mbështetjen e tij për Kosovën teksa theksoi se Serbia po luan me zjarrin.

Në një postim në Twitter, ai publikoi një video si për të treguar se çfarë mund të ndodhë në 5 minuta nëse presidenti serb Aleksandër Vuçiç tenton të pushtojë Kosovën.

Serbia po luan me zjarrin. Nëse Vuçiç nuk e kontrollon veten, do të digjen. Ne qëndrojmë me Kosovën!”, shkroi Dzhambazki.

Vuçiç nuk i kurseu kërcënimet para se situata të tensionohej të dielën në veri të Kosovës. Një atmosferë lufte u krijua pak para se të hynin në fuqi dy vendime që Qeveria e Kosovës i mori në fund të qershorit për reciprocitet me Serbinë.

angel dzhambazki tensione per reciprocitetin

Sondazh

Poll