Bota

Ambasadori amerikan në Kosovë: Vendimi për reciprocitet ishte i koordinuar me komunitetin ndërkombëtar

Në një postim në Twitter Hovenier tha se SHBA-ja mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për pezullimin e përkohshëm të këtyre masave të reciprocitetit.

2 Gusht 2022, 11:44 Nga DOSJA
Ambasadori amerikan në Kosovë: Vendimi për reciprocitet ishte i
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka konfirmuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për çështjen e targave dhe dokumenteve për hyrje-daljeve ishte “plotësisht i koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”.

Në një postim në Twitter Hovenier tha se SHBA-ja mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për pezullimin e përkohshëm të këtyre masave të reciprocitetit.

“SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet për hyrje/dalje, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, shkroi ambasadori amerikan.

Ambasadori Hovenier u takua ditën e djeshme me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, të cilëve iu kërkoi ta shtyjnë zbatimin e këtyre dy vendimeve. Kërkesa u pranua.

Veriu i Kosovës u përfshi nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

jeffrey hovenier tensione per reciprocitetin

Sondazh

Poll