Sport

Koulibaly kërkon leje për të marrë fanellën me numrin 26, telefonon legjendën e Chelsea-t: A mund të...

26 ishte numri i fanellës që kishte për vite me radhë te Napoli. Kalidoi Koulibaly do të mbajë të njejtën numër edhe në aventurën e re me Chelsea-n, por para se ta bënte zyrtare ai donte një leje të veçantë.

1 Gusht 2022, 19:04 Nga DOSJA

Koulibaly kërkon leje për të marrë fanellën me numrin

ANGLI- 26 ishte numri i fanellës që kishte për vite me radhë te Napoli. Kalidoi Koulibaly do të mbajë të njejtën numër edhe në aventurën e re me Chelsea-n, por para se ta bënte zyrtare ai donte një leje të veçantë.Me një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Koulibaly ka treguar përmbajtjen e telefonatës së bërë me John Terry.

Deri në vitin 2017, ajo fanellë i përkiste ish-lojtarit të Anglisë (715 paraqitje) me klubin londinez. Dhe që atëherë, që nga largimi, askush nuk e ka marrë, pavarësisht se klubi nuk e ka tërhequr zyrtarisht. Koulibaly i drejtohet me shumë respekt, siç duket edhe nga telefonata.

Koulibaly: "Më vjen keq për anglishten time, do të përpiqem të bëj më të mirën time. John, dua të të pyes diçka. Siç e di, unë kisha numrin 26 te Napoli. Që kur u largove nga Chelsea, askush nuk e ka marrë atë fanellë, nuk e di nëse është një zgjedhje apo për shkak se është tërhequr. Do të doja t'ju pyesja nëse mund ta marr."

Terry: "Po, numri 26 është shumë i veçantë për mua dhe e vlerësoj shumë gjestin tuaj. Nuk ka problem, është kënaqësi që ta marrësh. Shpresoj që numri 26 t'ju japë atë që më dha mua".

Koulibaly: "Faleminderit shumë, me të vërtetë. Është një fanellë e rëndë, por unë do të bëj më të mirën."

E.Ç (Dosja.al)

koulibaly chelsea

Sondazh

Poll