Sport

Gentian Muça nuk i ndahet Tiranës, zbulohet posti i ri i ish-kapitenit

Gentian Muça do të vijojë të jetë pjesë e Tiranës edhe në sezonin e ardhshëm, por tashmë jo më në rolin e futbollistit.

1 Gusht 2022, 18:12 Nga DOSJA
Gentian Muça nuk i ndahet Tiranës, zbulohet posti i ri i
Gentian Muça

TIRANË-Gentian Muça do të vijojë të jetë pjesë e Tiranës edhe në sezonin e ardhshëm, por tashmë jo më në rolin e futbollistit. Ish-kapiteni i kryeqytetasve do t’i dedikohet një aventurë të re, teksa nis karrierën e trajnerit dhe këtë do ta bëjë nga shtëpia e tij, Tirana.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar se Muça do të jetë numri një i skuadrës U21, teksa 35-vjeçari do të ketë detyrën për të promovuar talentet bardheblu të cilët në sezonet e fundit ia kanë dalë të lejnë gjurmë edhe në skuadrën e parë.

Kështu, duke nisur nga data 3 gusht, Muça do të zbresë në fushë për të nisur proçesin e seleksionimit për të evidentuar të rinjtë që mund të spikasin në të ardhmen e tyre si lojtarë të bardhebluve.

E.Ç (Dosja.al)

gentian muca tirana

Sondazh

Poll