Sport

Ishte konsideruar si ‘barrë financiare’ për Interin, lojtari bindet dhe pritet të njoftojë largimin nga klubi

Sipas mediave kiliane, sulmuesi Alexis Sanchez do të lërë skuadrën e Interit për të luajtur me Marsejën në League 1.

1 Gusht 2022, 13:10 Nga DOSJA
 

Ishte konsideruar si ‘barrë financiare’ për Interin,

ITALI- Sipas mediave kiliane, sulmuesi Alexis Sanchez do të lërë skuadrën e Interit për të luajtur me Marsejën në League 1. Palët kanë gjetur marrëveshjen për këtë tranferim, me lojtarin që do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 3 milionë euro për sezon.

Një pagë që është shumë më e ulët nga ajo që sulmuesi merr aktualisht tek Inter, por ku nuk po gjen hapësira. Gjithsesi, sulmuesi do të jetë pjesë e një skuadre që luan në Champions League, një dëshirë e madhe e Sanchez.

Pritet që zyrtarizimi i transferimit të Sanchez në Francë të bëhet brenda datës 15 gusht. Kontrata e Interit me sulmuesin skadon pas një viti (30 qershor 2023). Nga ky transferim pritet që klubi zikaltër të arkëtojë 7-8 milionë euro, duke ulur pretendimet që kishte më herët.

E.Ç (Dosja.al)

sanchez inter

Sondazh

Poll