Aktualitet

Detajet e operacionit sekret! Anti-terrori u ndalon hyrjen në Shqipëri dy iranianëve

Policia e kufirit ka njoftuar Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit menjëherë sapo dy iranianët kanë paraqitur një ftesë nga shoqata ASILA e krijuar për të ndihmuar iranian që jetojnë në Shqipëri.

1 Gusht 2022, 19:39 Nga k.m.
Detajet e operacionit sekret! Anti-terrori u ndalon hyrjen në Shqipëri
Dy iranianët

TIRANË- Një grua dhe një burrë, të lindur në Iran, me shtetësi gjermane, pasi kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, u është ndaluar hyrja në Shqipëri. Afshin Kalantarit bashkë me Soltani Batool u është refuzuar hyrja dhe kërkuar kthimi nga kishin udhëtuar për në Gjermani. 

Por kjo kërkesë është refuzuar nga personat në fjalë dhe më pas janë mbajtur për 72 orë në aeroport, duke u depërtuar më pas në Gjermani. Nga ana tjetër, Policia e kufirit ka njoftuar Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit menjëherë sapo dy iranianët kanë paraqitur një ftesë nga shoqata ASILA e krijuar për të ndihmuar iranian që jetojnë në Shqipëri. Rreth kësaj shoqate janë bashkuar ata, të cilët kanë dezertuar MEK.

 

Në ftesë thuhej se Afshin Kalantari dhe Soltani Batool do të merrnin pjesë një ceremoni të mikut të tyre iranian, ardhur në Shqipëri nga Gjermania. Por shoqata ASILA është vënë nën hetim për lidhje me regjimin e Iranit dhe veprimeve që synojnë cënimin e sigurisë të antarëve të MEK strehuar në vendin tonë, konkretisht në kampin e Manzës në Durrës.

Ndalimi i dy iranianëve me shtetësi gjermane vjen një javë më pas nga anullumi samitit vjetor të opozitës iraniane për arsye sigurie, pasi dyshohej se mund të ndodhte një sulm terrorist. Aktiviteti është spostuar, por nuk dihet nëse do të mbahet sërish. 

aksioni per iranianet afshin kalantari soltani batool spiunet e mek

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Gusht 2022, 16:36 k.m.

Zjarr në një karburant në Durrës

Foto ilustruese DURRËS- Magazina e një karburanti është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth or&...