Aktualitet

Po udhëtonin drejt Shqipërisë, por u ndalën të rregullonin defektin, bashkëshortët i përplas makina, vdesin në sy të fëmijëve

Në ato momente, shoferi 58 vjeç dhe gruaja e tij, 50, kishin dalë për të parë defektin në mjet, por në fakt u përplasën e si pasojë ndërruan jetë. 

1 Gusht 2022, 17:15 Nga k.m.
Po udhëtonin drejt Shqipërisë, por u ndalën të
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Ionia Odos, ku një çift shqiptar ka ndërruar jetë para fëmijëve të tyre. Aksidenti ka ndodhur kur çifti është ndalur në një "xhep" të autostradës për të ekzaminuar një problem me makinën. Mirëpo, mjeti tjetër që kalonte duket se nuk i ka parë, duke u përplasur kokë më kokë me makinën e ndaluar.

Në ato momente, shoferi 58 vjeç dhe gruaja e tij, 50, kishin dalë për të parë defektin në mjet, por në fakt u përplasën e si pasojë ndërruan jetë. 

Pavarësisht përpjekjevë për t'u ardhur në ndihmë 58-vjeçari ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja për në spital. Ndërsa dy fëmijët 26 dhe 10 vjeç, që dëshmuan të gjithë skenën, përfunduan në spital me dëmtime të lehta. Çifti po ktheheshin disa ditë në vendlindje, por jeta e tyre u ndërpre për shkak të aksidentit fatal./ Protothema.gr 

aksident ne janine

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Gusht 2022, 16:36 k.m.

Zjarr në një karburant në Durrës

Foto ilustruese DURRËS- Magazina e një karburanti është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth or&...