Aktualitet

Me 6 mijë euro dhe kokainë me vete, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Umbriacronaca shkruan se karabinierët në Citta 'della Pieve panë një makinë të dyshimtë që po ecte me sens të kundërt të rrugës.  

1 Gusht 2022, 18:54 Nga I.A
Me 6 mijë euro dhe kokainë me vete, arrestohen 2 shqiptarë
Policia italiane

ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi u kapën me lëndë narkotike. Umbriacronaca shkruan se karabinierët në Citta 'della Pieve panë një makinë të dyshimtë që po ecte me sens të kundërt të rrugës.  

Kur ndaluan makinën ata identifikuan dy shqiptarë të moshës 36 dhe 31 vjeç dhe nga inspektimi i parë gjetën para të gatshme të fshehura në të gjithë makinën. Ata gjetën mbi 6 mijë euro. Duke thelluar këqyrjen, nën dyshemenë e nënkompaktit, syri vigjilent i ushtarakëve identifikoi një kuti të vogël metalike për karamele të magnetizuar në trup, brenda së cilës u gjetën dhe më pas sekuestruan 13 doza kokainë.

Pas një nate të kaluar brenda dhomave të sigurisë, Gjykata e Perugias vërtetoi arrestimin e të dyve dhe me marrëveshjen e pranimit të fajësisë i dënoi me 5 muaj e 20 ditë burgim dhe me 800 euro gjobë.

arrestohen shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Gusht 2022, 16:36 k.m.

Zjarr në një karburant në Durrës

Foto ilustruese DURRËS- Magazina e një karburanti është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth or&...