Aktualitet

Zjarr në një karburant në Durrës

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në lagjen nr.14 të qytetit, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

1 Gusht 2022, 16:36 Nga k.m.
Zjarr në një karburant në Durrës
Foto ilustruese

DURRËS- Magazina e një karburanti është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në lagjen nr.14 të qytetit, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

“Rreth orës 14:40, në lagjen nr.14 Durrës, ka rënë zjarr në magazinën e një karburanti. Nuk ka persona të dëmtuar. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,”-njofton Policia.

durres

Sondazh

Poll