Aktualitet

Në kërkim për drogë, lirohet për 5 ditë kushëriri i deputetit të PS në Lezhë, Prokuroria: S'ka prova

Francesk Ganaj ka kërkuar pushimin e akuzës ndaj 30-vjeçarit Gjergj Ndreca, pasi nuk ka gjetur prova të mjaftueshme që e implikojnë në kultivimin e bimës narkotike në zonë.

1 Gusht 2022, 17:15 Nga k.m.
Në kërkim për drogë, lirohet për 5 ditë
Gjergj Ndreca

LEZHË- Gjergj Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit socialist Eduard Ndreca, u arrestua më 5 korrik në hyrje të qytetit të Lezhës pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi. Sot, në seancën gjyqësore, gjykata e Lezhës caktoi ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg", e cila ishte vendosur më 5 korrik të këtij viti.

Por, Gjergj Ndreca ka qëndruar vetëm 5 ditë në qeli! Burime për Report TV thanë se prokurori i çështjes, Francesk Ganaj ka kërkuar pushimin e akuzës ndaj 30-vjeçarit, pasi nuk ka gjetur prova të mjaftueshme që e implikojnë në kultivimin e bimës narkotike në zonë.

Ndaj edhe Gjykata e Lezhës pranoi kërkesën për zëvendësim e masës së sigurimit, duke vendosur ndaj tij “Detyrim Paraqitje”. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili perdori si argument kërkesen e prokurorit Ganaj, i cili ka kërkuar pushimin e akuzes dhe caktimin e nje mase më të butë ndaj 30-vjeçarit Gjergj Ndreca.

Ndërsa për kultivimin e 4 mijë rrënjë kanabis në fshatin Ungrej jane marrë të pandehur ish-kreu i Njesisë Administrative Gezim Kola dhe kryetari i këtij fshati. Të dy akuzohen për "kultivim të bimëve narkotike" dhe "shpërdorim detyre". Ndërsa për të afërmin e deputetit nuk janë gjetur prova, e rrjedhimisht nuk është ngritur asnjë akuzë. 

gjergj ndreca

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Gusht 2022, 16:36 k.m.

Zjarr në një karburant në Durrës

Foto ilustruese DURRËS- Magazina e një karburanti është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth or&...