Aktualitet

Po tentonte të hynte në atdhe, autoritetet greke ndalojnë në Kakavijë shqiptarin e kërkuar nga Belgjika

Sipas komunikatës së Policisë greke bëhet me dije se nga kontrolli rezultoi i kërkuar me urdhër europian arresti nga autoritetet belge për trafik droge dhe vjedhje.

1 Gusht 2022, 16:33 Nga k.m.
Po tentonte të hynte në atdhe, autoritetet greke ndalojnë në
Foto ilustruese

GREQI- Një shqiptar i shpallur në kërkim në Belgjikë është arrestuar ditën e sotme nga pala greke në Kakavijë, teksa tentonte të kalonte kufirin për t’u futur në Shqipëri. Por deri më tani nuk është bërë me dije identiteti i tij.

Sipas komunikatës së Policisë greke bëhet me dije se nga kontrolli rezultoi i kërkuar me urdhër europian arresti nga autoritetet belge për trafik droge dhe vjedhje.

Ai do të paraqitet në Prokurorinë e Janinës ku do të nisin procedurat për ekstradimin e tij.

kakavijë

Sondazh

Poll