Politike

VD-Brisida Shehaj emërohet Koordinatore Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë

Meta deklaroi se referendumi është instrumenti më i sigurt që i rikthen fuqinë popullit që sipas tij do të jetë mbi çdo klasë politike.

1 Gusht 2022, 13:47 Nga A.B
VD-Brisida Shehaj emërohet Koordinatore Kombëtare e Luftës
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë Ilir Meta njoftoi ditën e sotme se ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, do të emërohet koordinatore për luftën kundër korrupsionit në të gjithë vendin. Sipas ish-Presidentit Meta, referendumi është instrumenti më i sigurt që i rikthen fuqinë popullit që sipas tij do të jetë mbi çdo klasë politike.

“Partia e Lirisë jam i sigurt që do votojë çdo nismë që synon transparencë, për çështjet e sigurimit dhe çdo çështje tjetër. Partia e Lirisë është e qartë se problemi numër një është dekorruptimi. Në radhë të parë dekorruptimi i opozitës e cila përdoret nga mazhoranca për shashka për të shmangur vëmendjen nga korrupsioni galopont. Kështu që PL çdo ditë dhe çdo sekondë do ti shërbeje dekorruptimit të opozitës, sepse kishim një lider opozitë të korruptuar dhe së dyti të dekorruptimit të shtetit.'- tha Meta.

partia e lirise

Sondazh

Poll