Sport

Prapaskena e bujshme!!! Igli Tare ishte pranë PSG, 'teka' e Mbappe-s i prishi punë shqiptarit, preferoi ish-drejtorin e Monacos

Kohët e fundit u përfol për një largim të shqiptarit pas shumë debateve me trajnerin Sarri dhe presidentit Lotito, megjithëse ky i fundit bëri një hap pas duke i dhënë besim ish-sulmuesit të Shqipërisë.

31 Korrik 2022, 20:49 Nga DOSJA

Prapaskena e bujshme!!! Igli Tare ishte pranë PSG, 'teka' e

PARIS- Marrëdhënia mes Igli Tares dhe Lazios është kthyer në dashuri dhe urrejtje. Me kalimin e viteve, shqiptari ka treguar se është në gjendje të nxjerrë lojtarë nga kapelja magjike me një buxhet të kufizuar: Luis Alberto dhe Milinkovic-Savic janë disa nga lojtarët që ka transferuar drejtori shqiptar, pa harruar Klosen, i cili e mbylli karrierën e tij në Romë për miqësinë e thellë që lidhi me Taren.

Kohët e fundit u përfol për një largim të shqiptarit pas shumë debateve me trajnerin Sarri dhe presidentit Lotito, megjithëse ky i fundit bëri një hap pas duke i dhënë besim ish-sulmuesit të Shqipërisë. Megjithatë një prapaskenë e bujshme ka dalë ditët e fundit. Pas largimit të Leonardos nga PSG u përfol që shqiptari do të ishte drejtori sportiv i klubit francez. Por çfarë ndodhi? Ka qenë pikërisht Kylian Mbappe, që ka dalë kundër ardhjes së shqiptarit në postin e drejtorit sportiv.

Me kontratën e re të nënshkruar pak muaj më parë, Mbappe ka marrë shumë të drejta te klubi francez dhe ky i fundit preferoi Luis Campos, portugezi i cili nxorri në pah aftësitë e Mbappe kur ishte pjesë e Monacos.

E.Ç (Dosja.al)

tare psg

Sondazh

Poll