Bota

Aksident i trefishtë në Itali, makina përmbyset në rrugë, shpëton mrekullisht familja

Në mjetin tip Ford Kugar i cili u përmbys për shkak të përplasjes së fortë udhëtonte një familje me katër anëtarë, babai që drejtonte makinën dhe pasagjerë ishin bashkëshortja dhe dy fëmijët e mitur.

31 Korrik 2022, 16:14 Nga e.k
Aksident i trefishtë në Itali, makina përmbyset në
Pamje nga vendngjarja

ITALI- Një aksident i rëndë ndodhi në Ostia mbrëmjen e djeshme ku tre makina u përfshinë në një përplasje të fortë duke bërë që njëra të përmbysej, shkruajnë mediat italiane. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit në kryqëzimin e Viale delle Repubbliche Marinare dhe Via Giovanni Garau. Një Ford Kuga dhe një Ford Focus u përfshinë në përplasje, në aksident u përfshi gjithashtu dhe një Chevrolet Spark që ishte parkuar në anë të rrugës.

Në mjetin tip Ford Kugar i cili u përmbys për shkak të përplasjes së fortë udhëtonte një familje me katër anëtarë, babai që drejtonte makinën dhe pasagjerë ishin bashkëshortja dhe dy fëmijët e mitur.

itali

Sondazh

Poll