Sport

PSG nis zyrtarisht ‘ciklin’ me Galtier, kërkon sonte trofeun e parë kundër Nantes…

Kampionët e Francës mund të fitojë Superkupën e tyre të njëmbëdhjetë, ndërsa Nante synon të katërtën. Në mungesë të Mbappes, i cili po vuan një pezullim nga sezoni i kaluar, të gjithë sytë do të jenë te Messi dhe Neymar.

31 Korrik 2022, 07:48 Nga DOSJA

PSG nis zyrtarisht ‘ciklin’ me Galtier, kërkon sonte trofeun e

FRANCE - Paris Saint Germain dhe Nantes do të luajnë sot (20:00) në Tel Aviv për trofeun e parë të sezonit në Francë, me mungesën e dukshme të Kylian Mbappé, i cili është i ndëshkuar nga një pezullim i sezonit të kaluar.

Por, në fushë do të jenë dy pretendimet e tjera të mëdha të parizienëve, Leo Messi dhe Neymar, të cilët treguan një formë të mirë gjatë turneut përgatitor në  Japoni. Thashethemet se klubi dëshironte të hiqte qafe brazilianin, nuk kanë bërë asgjë më shumë se sa e kanë motivuar atë.

Superkupa e francës do të jetë sinjali fillestar për projektin e ri të PSG-së me Christophe Galtier në krye, i cili e vuri në pah profesionalizmin e lojtarëve të tij, duke përmendur si shembull Neymar. Trajneri i ri foli edhe për presionin që përfaqëson një stol si ai i PSG-së: “Presioni ekziston, është i përhershëm, çdo ditë”, por ai ishte “i lumtur dhe krenar” kur shihte se si po punojnë lojtarët e tij.

Donnarumma e nis ndeshjen me më shumë avantazh se Keylor Navas në portë dhe në vijën e mbrojtjes Sergio Ramos synon të jetë titullar, pas një sezoni të rënduar nga problemet fizike. Nga ana tjetër, kontrata më e shtrenjtë e PSG-së këtë verë, mesfushori portugez Vitinha, me gjasa do të çiftëzohet në mesfushë me Verrattin. 

Përballë këtyre emrave të mëdhenj do të jetë skuadra e Nantes, që sezonin e kaluar ngriti Kupën, pas 22 vitesh. Pasuria kryesore e “kanarinave” është trajneri i tyre, Antoine Kombouaré, ish-trajneri i PSG-së dhe futbollisti legjendar i klubit. Bashkë me të, spikasin portieri Alban Lafont, mesfushori Ludovic Blas dhe Moussa Sissoko, 71 herë francezi dhe ish-lojtar i Newcastle dhe Tottenham.

Nantes po kërkon Superkupën e katërt, ndërsa PSG mund të ngrejë të njëmbëdhjetën dhe, më e rëndësishmja, të fillojë projektin e ri me këmbën e djathtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll