Politike

Jugu bosh, Kumbaro: Gënjeshtra, muhabete Facebook-u. Unë shoh mediat e huaja, shkruajnë për ne

Mirela Kumbaro tha se të gjitha ato që shkruhen për boshatisjen e plazheve, janë thjesht muhabet Facebook-u. 

30 Korrik 2022, 19:58 Nga k.m.
Jugu bosh, Kumbaro: Gënjeshtra, muhabete Facebook-u. Unë shoh mediat e
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro ka komentuar boshatisjen e plazheve të jugut në pikun e sezonit turistik, si shkak i çmimeve të larta. E ftuar në nëemisionin “Kjo Javë”, Kumbaro tha se të gjitha ato që shkruhen për boshatisjen e plazheve, janë thjesht muhabet Facebook-u. Gjatë kësaj intervistë ajo theksoi se bregdeti, plazhi i Kavajës, Shëngjin, Durrës ka rezervime deri në shtator.

“Deri në këtë pikë që jemi kemi një sezon të mbarë. Analizat përfundimtare do të bëhen në tetor apo nëntor, por shifrat janë shumë të mira deri tani, edhe po ti referohemi mediave të huaja. Jemi 40 më shumë vizitor të huaj. Është shumë mirë me rezervime, Ksamili, Himara, po ashtu edhe Vlora. Ka një situatë të mirë edhe Dhërmiu. Komente që bëhen në rrjet pa asnjë sondazh shifër, metodologji apo sistem. Facebook sokaku i madh i muhabeteve dhe unë nuk kam asnjë problem me këtë, unë i quaj muhabete. Unë flas për të dhënë që vijnë nga hotelieret,”- tha ajo.

mirela kumbaro

Sondazh

Poll