Bota

Rezultoi sërish pozitiv me Covid-19, Biden: Do izolohem për sigurinë e të gjithëve

31 Korrik 2022, 12:39 Nga A.B
Rezultoi sërish pozitiv me Covid-19, Biden: Do izolohem për
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden është infektuar sërish me Covid-19. Pas lajmit të bujshëm ka reaguar vetë Biden, i cili konfirmon se është në gjendje të mirë shëndetësore mirëpo i duhet të qëndrojë për disa kohë në izolim. 

'Njerëz, sot rezultova sërish pozitiv me COVID. Kjo ndodh me një pakicë të vogël njerëzish. Nuk kam asnjë simptomë por do të izolohem për sigurinë e të gjithëve rreth meje. Unë jam ende në punë, dhe do të kthehem së shpejti në rrugë.'- tha Biden.

Biden, rezultoi pozitiv për sëmundjen COVID-19 nëntë ditë më parë. Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Kevin O’Connor lajmëroi dje se presidenti është në gjendje të mirë e se duhet t'i nënshtrohet një terapie. Biden e ka përshkruar përvojën e tij të mëhershme me COVID-19 si të lehtë, duke thënë se ishte në gjendje të punonte nga izolimi. Ai ka argumentuar se kjo ishte falë vaksinave që ka marrë dhe trajtimeve të tjera.

joe biden

Sondazh

Poll