Bota

Putin shton presionin: Do marrim raketa të reja hipersonike

Aljazeera shkruan se duke folur në Ditën e Marinës së Rusisë në ish-kryeqytetin perandorak të Shën Petersburgut, Putin vlerësoi Carin Pjetri i Madh që e bëri Rusinë një fuqi të madhe detare.

31 Korrik 2022, 11:36 Nga I.A
Putin shton presionin: Do marrim raketa të reja hipersonike
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se marina ruse do të marrë raketa hipersonike Zircon brenda muajve të ardhshëm dhe se zona e vendosjes së tyre do të varet nga interesat ruse. Aljazeera shkruan se duke folur në Ditën e Marinës së Rusisë në ish-kryeqytetin perandorak të Shën Petersburgut, Putin vlerësoi Carin Pjetri i Madh që e bëri Rusinë një fuqi të madhe detare.

Putin nuk e përmendi drejtpërdrejt Ukrainën. Por shefi i Kremlinit tha se kishte nënshkruar një doktrinë të re të marinës, detajet e së cilës nuk u publikuan dhe i shpalli raketat e lundrimit hipersonik Zircon si unike në botë.

“Dorëzimi i këtyre (raketave) forcave të armatosura ruse do të fillojë në muajt e ardhshëm. Fregata Admiral Gorshkov do të jetë e para që do të shkojë në detyrë luftarake me këto armë të frikshme në bord. Gjëja kryesore këtu është aftësia e marinës ruse ... Ajo është në gjendje t'i përgjigjet me shpejtësi rrufe të gjithë atyre që vendosin të cenojnë sovranitetin dhe lirinë tonë," tha Putin. 

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll