Bota

Bëhet virale videoja e Princ William dhe Kate Middleton duke u argëtuar në klub nate para martesës (VIDEO)

Një video e çiftit mbretëror britanik është bërë virale teksa shihen duke kërcyer në një klub nate para se të martoheshin.

31 Korrik 2022, 12:03 Nga s.s
Bëhet virale videoja e Princ William dhe Kate Middleton duke u
Princ William dhe Kate Middleton

BRITANI- Një video e çiftit mbretëror, Princ William dhe Kate Middleton është bërë virale kohëve të fundit teksa shihen në një klub nate. Në një video të shkurtër kur ata akoma nuk ishin të martuar ka marrë 4 milionë klikime në TikTok.

Kjo gjë ka ndodhur kur nuk ishin si anëtarë të familjes mbretërore. Njerëzit kanë bërë një video përmbledhëse të çiftit ku shihen duke kërcyer në një klub natë në Londër e cila ka marrë komente të ndryshme nga njerëzit të cilat në fakt janë pozitive.

Disa nga komentet ishin: “Si është kaq fotozhenike! Këto janë fotot më të përafërta të saj në ekzistencë dhe ajo ende duket si një perëndeshë që rrokulliset”; Kate nuk plaket fare”; “Më duken në një ditë normale kur miqtë e mi bëjnë foto pa alkol” dhe “Mendova se nuk janë argëtuar kurrë”.

Ata të dy u takuan dhe filluan të takoheshin në vitin 2002 në Universitetin St. Andrews, më pas u ndanë dhe u bashkuan përsëri në vitin 2007. William i propozoi Kate në vitin 2010 dhe u martuan në vitin 2011. 

kate middleton princ william

Sondazh

Poll