Bota

I kërkoi divorcin, 60-vjeçari vret partneren në Kretë, djali dëshmitar i aktit

Protothema shkruan se sipas informacioneve të para, një bashkëshort në fshatin Ano Malaki të Rethymnos ka goditur me thikë gruan e tij. 

31 Korrik 2022, 12:24 Nga I.A

I kërkoi divorcin, 60-vjeçari vret partneren në Kretë,

GREQI- Një krim i ri ka tronditur Kretën mëngjesin e sotëm. Protothema shkruan se sipas informacioneve të para, një bashkëshort në fshatin Ano Malaki të Rethymnos ka goditur me thikë gruan e tij. 

Bëhet fjalë për një burrë 60-vjeçar dhe një grua 56-vjeçare. Sipas të njëjtave informacione, policia është njoftuar nga djali i tyre, i cili ka parë nënën e tij në një pellg gjaku. 

"Babai im vrau nënën time" tha ai.

Arsyet se përse 60-vjeçari u çua në aktin e rëndë ishte për shkak se viktima i kërkoi divorcin. Autori është arrestuar. 

krim ne familje

Sondazh

Poll