Bota

Lufta Ukrainë-Rusi/ Zelensky: Të korrat e vendit mund të përgjysmohen këtë vit për shkak të luftës

Forcat ukrainase goditën selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol të kontrolluar nga Rusia.

31 Korrik 2022, 11:40 Nga s.s
Lufta Ukrainë-Rusi/ Zelensky: Të korrat e vendit mund të
Lufta Ukrainë-Rusi

UKRAINË- Forcat ukrainase goditën selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol të kontrolluar nga Rusia, tha guvernatori i qytetit port të Krimesë, ndërsa Ukraina raportoi sulme të rënda ruse kundër dy qyteteve jugore.

Luftimi- 1) Një zyrtar i lartë në Krimenë e aneksuar nga Rusia akuzoi Ukrainën për kryerjen e një sulmi me dron përpara festimeve të planifikuara për të shënuar Ditën e Marinës së Rusisë, duke plagosur pesë dhe duke detyruar anulimin e festimeve. "Një objekt i paidentifikuar fluturoi në oborrin e selisë së flotës:, ka shkruar Mikhail Razvozhayev, guvernator i Sevastopolit, shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi, në aplikacionin e mesazheve Telegram. Ministria e mbrojtjes e Ukrainës nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, raporton Reuters.

2) Kryetari i qytetit jugor të Ukrainës, Mykolaiv, Oleksandr Senkevych tha se Mykolaiv ishte goditur nga sulmet e rënda ruse gjatë natës, me dy persona të konfirmuar të vrarë dhe tre të plagosur. Senkevych shkroi më herët në Telegram se sulmet e Mykolaiv ishin "ndoshta më të fuqishmet e të gjithë kohës (të luftës)".

3) Qyteti jugor i Nikopolit gjithashtu u vu nën sulm të rëndë, shkroi në Telegram guvernatori i Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko. Ai tha se deri në 50 raketa të tipit Grad goditën zonat e banuara në Nikopol të dielën në mëngjes, duke plagosur një person dhe duke dëmtuar shtëpitë dhe tubacionet e gazit dhe ujit.

4) Qeveria e Ukrainës ka vendosur për një evakuim të detyrueshëm të njerëzve në rajonin lindor të Donetskut, skenë e luftimeve të ashpra me Rusinë, tha të shtunën Presidenti Volodymyr Zelensky. Ai tha gjithashtu se qindra mijëra njerëz ende në zona luftimi në rajonin më të madh të Donbasit duhet të largohen.

Ekonomia- 1) Zelensky tha se të korrat e vendit mund të jenë gjysma e sasisë së zakonshme këtë vit për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

2) Mundësia që anija e parë eksportuese e grurit të largohet nga portet e Ukrainës të hënën është e lartë, tha një zëdhënës i presidentit Tayyip Erdogan.

Armët- 1) Presidenti Vladimir Putin tha se marina ruse do të merrte raketa hipersonike Zircon brenda muajve të ardhshëm dhe se zona e vendosjes së tyre do të varet nga interesat ruse. 

2) "Sa më shumë njerëz të largohen nga rajoni i Donetsk tani, aq më pak kohë do të ketë ushtria ruse për të vrarë ukrainasit", tha Zelensky në një fjalim televiziv të shtunën vonë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll